Verified

Vlorë, kërkimet në zonën e Zvërnecit nxjerrin në dritë objekte të reja

11:22 May 12 2014 Vlorë, Albania

Description
Objekte të reja po dalin në dritë gjatë kërkimeve në zonën e Triportit në Zvërnec të Vlorës, që njihet si një nga vendbanimet më të hershme në vend.
Arkeologët shprehen se së fundmi aty janë gjetur gjurmë që i përkasin disa periudhave që nga Paleoliti i Mesëm e deri në epokën e Bronzit.
Ndër sendet e nxjerra nga arkeologët, ka rezultuar një numër i madh gurësh për ndezjen e zjarrit, që janë përdorur sipas arkeologëve, të paktën 60 mijë vjet më parë.
Arkeologët shprehen se shumë prej sendeve do t’i nënshtrohen një tjetër studimi, pasi koha e përdorimit të tyre mund të jetë edhe më e hershme nga ajo çka është zbuluar deri tani.
Sendet e ndryshme, që janë gjetur në rrënojat e plazhit të Zvërnecit kanë vlera të mëdha unikale, ndërsa kanë ngjashmëri të theksuara me objektet të cilat janë gjetur në Kinë, Mongoli, Japoni, apo Angli.
Credibility: UP DOWN 0
Leave a Comment
Name:
Email:
Comments:
Security Code:
10 + 7 =

Additional Reports

PLAZHI I SKELES VLORE - UJERA TE ZEZA DHE PLEHRA

13:20 Aug 06, 2012

Vlorë, Albania, 0.27 Kms

UJI I FTOHTE DHE UJERAT E ZEZE, VLORE

13:44 Aug 06, 2012

Vlorë, Albania, 0.38 Kms

Informimin e Publikut - STOP rrezik serioz per shendetin!

12:12 Aug 27, 2012

Vlorë, Albania, 0.59 Kms

Turizmi dhe kultura mbi ujerat e zeza ne Vlore!

11:10 Aug 27, 2012

Vlorë, Albania, 0.69 Kms

PLAZHI I SHKOLLES SE MARINES - UJERA TE ZEZA NE DET

13:35 Aug 06, 2012

Vlorë, Albania, 0.76 Kms