Verified

Kalaja e Vigut-Historia e një kalaje të braktisur

12:13 May 12 2014 Shkodër, Albania

Kalaja e Vigut-Historia e një kalaje të braktisur
Description
Rruga drejt fshatit Vig, rreth 99 km nga Tirana dredhon e ndarë, një pjesë e mirë është e shtruar ndërsa tjetra jo. Tabelat orientuese mungojnë, çka e bën jo pak të vështirë orientimin nëse nuk pyet se ku ndodhet fshati.
Edhe me e veshtire eshte gjetja e kalase.Pa shoqerues ta arrish eshte e pamundur. Nje aventure e koklavitur ne shteg pa shteg, mes lumenjsh qe hedhin kryet kudo e qe duket sikur te nxjerrin serisht ne te njejtin vend.Pas minutash te tera kalaja monument kulture shfaqet shtrirazi ne fushes e Vigut.Kalaja fushore romake, siç jane edhe disa te tjera te tilla ne Shqiperi, ne ate kohe ishte pjese e rrugeve te rendesishme tregetare qe kalonin permes ketij kryqezimi Shkoder - Orosh dhe Lezhe - Puke - Prizren.
Prej vitesh tashme, nje pjese te kalase vazhdojne ta marrin perroi i Vomit dhe lumi i Gjadrit qe kalojne shpeshti ne kete vend sidomos gjate periudhes se dimrit. Nje pjese muresh kane rene, te tjeret po grryhen gjithnjee me shume.Degradimi eshte i madh edhe ne pjeset e tjera te kalase. Mosnderhyrja dallohet kudo me gjurmet e kohes qe jane shtrire si rrenje vdekjeprurese mbi muret shekullore.Ka patur te tjere qe kane ndihmuar ne shkaterrim duke i shkulur historine, duke hequr gure nga muri i kalase per t'i perdorur me pas sipas interesit të tyre.Dora e fundit restauruese eshte vene vetem gjate sistemit te shkuar, ku siç thone banoret jane bere edhe kerkime, qe atehere e deri me sot asgje...veç rrenim e shkaterrim pafund.
Credibility: UP DOWN 1
Leave a Comment
Name:
Email:
Comments:
Security Code:
12 + 10 =

Additional Reports

Kalaja e Drishtit, monumenti kulturor qe po shuhet

11:46 May 12, 2014

Shkodër, Albania, 0 Kms

Rruge me gropa pas 25milion euro shpenzime.

22:10 Nov 07, 2012

shkoder, shqiperi, 1.97 Kms

Ne ishullin e vetem natyror te liqenit te Shkodres

22:08 Jan 25, 2013

Shkodra, Albania, 2.23 Kms

Betonizohet deti ne Pyllin me Pisha

10:51 Jul 27, 2012

Pyll me pisha, Shëngjin, Lezhë District, Albania, 8.18 Kms

Sinjalistika rrugore problem per TURIZEM,

01:01 Aug 14, 2012

Muriqan, Albania, 10.65 Kms