Verified

Kisha e Shelcanit, drejt degradimit afresket e Onufrit

13:03 May 12 2014 Elbasan, Albania

Kisha e Shelcanit, drejt degradimit afresket e Onufrit
Description
Zona e Shpatit në rrethin e Elbasanit ruan vlera të rralla të historisë dhe artit antik shqiptar. Në këtë zonë, përgjatë rrugës Elbasan-Gjinar, ndodhet kisha e Shelcanit, një godinë njëkatëshe në të cilën ruhen afreske të piktorit të famshëm Onufri.Afresket në këtë kishë janë më të thjeshta se ato të kishave të tjera ku ka pikturuar Onufri, por si kudo, tipari dallues i tij janë ngjyrat e ndezura dhe plot jetë. Këto afreske i përkasin vitit 1554 dhe konsiderohen si krijime të papërsëritshme.Duke parë veprat e piktorit të famshëm të Mesjetës, duket se e kuqja e tij okër është zbehur. Lagështira ka mbuluar me myk të bardhë dhe blu muret. Ngjyrat e pikturave sa vijnë dhe thërrmohen. Në mes të kishës në pjesën majtas nga hyrja vërehen se janë dëmtuar, jo vetëm pikturat ikonografike, por edhe shkrimet në mure të historive kishtare, të cilat sipas specialistëve janë pjesë nga Bibla.Fragmentet e Biblës ku përfshihen historitë kishtare janë të skalitura në muret e kishës me një ortografi të rrallë nga dora e Onufrit. Por çarja e mureve ka bërë që këto shkronja të mos lexohen më. Lagështira që dëmton pikturat vjen prej mureve të plasaritura. Plasaritje të reja nga dita në ditë kanë nisur të shkatërrojnë elementët piktorikë dhe etnografikë me të cilat janë zbukuruar pikturat e shenjtorëve. Dihet që Kisha e Shelcës në Elbasan është një nga kishat më të rëndësishme, e cila prej vitesh është mirëmbajtur e vijon të mirëmbahet nga një famullitar, duke shërbyer si muze.
Credibility: UP DOWN 0
Leave a Comment
Name:
Email:
Comments:
Security Code:
15 + 3 =

Additional Reports

Pisha e Fushekuqes ne Gjinar prone private

13:48 Oct 08, 2013

Elbasan, Gjinar, 0.55 Kms

Plehrat ne porten e Kalase se Elbasanit, nje imazh i keq per turistet

11:23 Oct 09, 2013

Elbasan, Albania, 0.55 Kms

Ura e Labinotit mes plehrave dhe ndertimeve te reja

13:56 Oct 10, 2013

Labinot Fushe, 0.55 Kms

Bazilika e Tepes e pavizitueshme, rrethohet me mur e porte hekuri

13:19 Oct 15, 2013

Elbasan, Albania, 0.55 Kms

Hendeku i Kalase Elbasan rrezik per kalimtaret dhe sidomos per femijet

13:28 Oct 15, 2013

Elbasan, Albania, 0.55 Kms